Google ADS

Në fund të dhjetorit 193 të rinj do të bëhen ushtarë të Kosovës

12:01 | 10 Nëntor 2021
L G

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) shumë shpejt do t’i bashkangjiten edhe 193 të rinj.

Ata tashmë kanë nisur stërvitjet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ,për tu bërë ushtarë të Kosovë ,shkruan arbresh.info.

Sipas njoftimit të FSK-së, rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës. Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

FSK-së po i shtohen edhe 193 ushtarë
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës.
Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.
Gjatë trajnimit nëntë javorë rekurtët do kenë testime të njëpasnjëshme teorike dhe fizike me qëllim që të aftësohen dhe familjarizohen sa më shumë më rregullat, detyrat dhe jetën ushtarake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme