Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë këtyre ditëve po qëndron në SHBA për vizitë zyrtare.
Presidentja do të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik, shkruan portali arbresh.info
Pjesë e këtij eventi do të jetë edhe artistja shqiptar me famë botërore, Dua Lipa e cila do të nderohet me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.
Presidentja Osmani është takuar nga afër me artisten Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bahsollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.
“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.
Këto imazhe nga takimi i katër femrave të famshme të Kosovës në Amerikë u publikuan nga faqja e fondacionit, Sunny Hill News.
Artistja Dua shihet shumë e buzëqeshur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset botërore të filmit “Zgjoi”. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?