Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta do të ishte i lumtur nëse Arsene Wenger do të kthehej në Emirates në një rol në klub.
Spanjolli e ka pranuar se do të shijonte ndihmën e legjendës së Topçinjve, i cili ishte në klub për 22 vjet.
“Po të mos ishte ai, nuk do të isha në pozicionin që jam sot dhe nuk do të kisha shijuar karrierën që kisha”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Isha ende i ri dhe kisha idetë e mia, por ai ishte një nivel tjetër frymëzimi se si e shikoja lojën”.
“Ai ishte shumë i mirë në aftësinë për të transmetuar atë që do të thotë një klub futbolli te lojtarët dhe më vuri pikëpyetje të ndryshme. Kjo është arsyeja pse unë fillova të studioj dhe ta merrja më seriozisht stërvitjen”.
Wenger nuk e ka përjashtuar një rikthim në menaxhimin e futbollit dhe aktualisht zë një post në FIFA si Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit.
Megjithatë, Arteta pranoi se do ta mirëpriste 72-vjeçarin në klub në një rol drejtuesit apo diçka të tillë në klubin nga Emirates.
“Do të doja që ai të ishte më i pranishëm në klub. Mendoj se lojtarët do ta donin atë, do të përfitonin dhe do të frymëzoheshin ta kishin pranë dhe mendoj se për klubin do të ishte një nxitje e madhe”.
“Ishte kaq intensive për të për më shumë se 20 vjet dhe ju duhet të largoheni pak, por unë mendoj se do të ishte shumë e dobishme për të gjitha palët ta kishin atë më të pranishëm”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...