Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit, Shpend Tërdevaj, i cili ishte emëruar nga Qeveria Hoti në shtator të vitit 2020.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë së Kosovës.
“Në vazhdën e vendimeve tona për të kthyer ligjshmërinë brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, sot para jush sjell propozim-vendimin për shfuqizimin e këtij vendimi, përmes së cilit është emëruar në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë , Shpend Tërdevaj”, tha Kurti .
Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim vjen nisur nga fakti që rekrutimi i zotit Tërdevaj në këtë pozitë është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi, shkruan arbresh.info
“Nisur nga fakti që rekrutimi i zotit Tërdevaj në këtë pozitë është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të përcaktuara me Ligjin për zyrtarët publik, është e domosdoshme vendimi të shfuqizohet në bazë të ligjit për procedurën administrative”, tha Kurti para futjes në votim të kësaj pike të rendit të ditës.
Sipas Kurtit vendimi për shkarkimin e Tërdevajt po ashtu vjen me qëllim të kthimit të ligjshmërisë.
Ky propozim u votua unanimisht nga qeveria, pa asnjë kundërshtim, duke bërë që pozita në fjalë të mbetet me zëvendësues të përkohshëm deri në zgjedhjen e sekretarit të ri.
“Pozita në fjalë do të mbulohet nga një zëvendësues i përkohshëm deri në rekrutimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë përmes konkursit dhe një procesi transparent”, tha Kurti.
Vendimi për emërimin e Tërdevajt në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit, ishte marrë nga kryeministri në atë kohë, Avdullah Hoti më 16 shtator 2020. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...