Google ADS

Bora arrin deri në 59 centimetra, humb jetën një person

10:10 | 10 Nëntor 2021
A. B.

Një stuhi dëbore ka prekur verilindjen e Kinës duke lënë një person të vdekur.

Ky mot i ligë ka bërë ta ndërpresë trafikun dhe duke mbyllur shkollat, shkruan Associated Press, transmeton arbresh.info

Vdekja u raportua në Tongliao, ku bora arriti 59 centimetra pas rënies së borës për 46 orë, më e gjata e regjistruar që nga viti 1951, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV.

Bora e madhe shtypi serat në tokat bujqësore dhe bllokoi rrugët.

Pas lëshimit të një paralajmërimi për stuhi dëbore gjatë fundjavës, autoritetet lokale në tre provinca urdhëruan mbylljen e shkollave dhe aeroporteve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme