Një palë byzylykë diamanti që i përkisnin Marie Antoinette u shitën për 7.2 milionë euro në një ankand.
Byzylykët ishin ndër bizhuteritë e tjera të rralla nga gruaja e mbretit të fundit të Francës Louis XVI, transmeton portal arbresh.info
Ato u shiten për shumë më tepër sesa ishin vlerësuar në fillim, me rreth 2 milionë euro.
Shitja është bërë në një ankand në Gjenevë.
Çmimi përfundimtar përfshinte edhe taksat, ndërsa blerësi nuk është identifikuar.
Me 112 diamante, secila prej tyre peshon 97 gram dhe përfshin argjend dhe ar.
Pas vdekjes së Marie Antoinette në 1793, byzylykët që ishin porositur rreth 17 vjet më parë iu kaluan vajzës së saj Marie-Therese dhe u mbajtën brenda prejardhjes mbretërore për më shumë se 200 vjet./euronews/arbresh.info/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale