Google ADS

”Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”: ‘Përplasje’ mes Getoar Selimit dhe Noizyt

23:43 | 9 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Raportet jo të mira mes Getoar Selimit dhe Noizyt janë konfirmuar edhe njëherë.

Në një koncert të mbajtur së fundmi në Londër, Noizy teksa po interpretonte “Jena Mbretër”, është ndalur disa herë tek pjesa ‘F**k Babarecords’. Ky moment është bërë viral në rrjet, duke u konsideruar si një ‘diss’ për grupin rival, Babastars.

Me sa duket nuk ka vonuar përgjigja dhe lideri i BS, Getoar Selimi, ka publikuar fotografinë e një luani me një shkrim interesant.

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”, ka shkruar ai në postim duke lënë të kuptohet edhe si përgjigje./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme