Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, dje ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Hajvalisë.
Ai shkruan se në lagjën Hajvalia u prita me shumë dashamirësi dhe gatishmëria e këtyre banorëve tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.
Postimi i plotë i tij:
Në lagjën Hajvalia u prita me shumë dashamirësi. Disa prej tyre janë fqinjë të lagjes, në të cilën jam lindur e rritur.
Për ndryshimet që do të bëhen në këtë lagje të cilën të gjithë e kemi ëndërruar për më mirë, do të angazhohemi bashkë.
Gatishmëria e këtyre banorëve tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.
Të gjithë duan një Prishtinë më të organizuar, që zgjidhë hallet për të gjithë dhe ofron mundësi të reja.
Me 14 nëntor të gjithë votojmë numrin 144✅./arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...