Bella Hadid pozon për “Victoria’s Secret”, duket e zjarrtë në të brendshme

15:31 | 9 Nëntor 2021
A. B.

Publikimet e Bella Hadid tërheqin shumë vëmendjen e publikut kudo që ajo shfaqet.

Bukuroshja 25 vjeçare mori përsëri vëmendjen me një seri fotografish që postoi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Supermodelja i ngriti temperaturat teksa pozoi në një sytjena me dantella të kuqe dhe me funde të ngjashme, me një kampanjë të re promovuese për “Victoria’s Secret”.

Mbretëresha e pasarelës u pa e shtrirë në një divan i vendosur në pyll, ndërsa ajo thekson figurën e saj të përkryer fizike.

Kujtojmë se, Bella e filloi modelimin në moshën 16 vjeçare dhe që atëherë ka qenë vazhdimisht e pranishme në pistat e modës në gjithë botën.

Ndërkaq, ka punuar për të gjitha shtëpitë prestigjioze të modës, si Chanel, Givenchy, Fendi, Versace, ndërsa ka zbukuruar ballinat e revistave Elle, Vogue, Gracie, Porter etj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme