Thomas Strakosha tashmë në dy sezonet e fundit është duke kaluar në një periudhë të vështirë te Lazio.
Portieri shqiptar është zëvendësuar nga Pepe Reina, duke pasur kështu shumë pak minuta në portën e klubit nga kryeqyteti italian.
Por, e gjitha kjo duket se do të përfundojë. Sipas The Sun, për 26-vjeçarin ka shfaqur interesim Newcastle, të cilët dëshirojnë të bëjnë revolucion në futbollin anglez fal pronarëve të ri.
Ky transferim mund të ndodh në janar, pasi klubi anglez nuk dëshiron të pres më shumë.
Strakosha është pjesë e Lazios që nga sezoni 2014/15 dhe ka mbrojtur në 192 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...