Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus, shkruan arbresh.info
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
09 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.
Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466
Në total numri i rasteve aktive është 447. /arbresh.info/
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...