AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

12:55 | 9 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Sami Brajshori është angazhuar si avokat përfaqësues për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët.

Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se Brajshori me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë OMiK, është angazhuar të mbroj ligjërisht të gjithë ata që punojnë në fushën e gazetarisë, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Sami Brajshori – me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë – OMiK, është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të z.Brajshori deri në fund të këtij viti kalendarik.

Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK.

Të ngjashme