Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

10:54 | 9 Nëntor 2021
V. S.

Në mungesë të kuorumit nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Kështu ka thënë nënkryetari i Komisionit Hydajet Hyseni.

Në këtë mbledhje Komisioni në rend të ditës kishte për të shqyrtuar Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme