Google ADS

Ambasada amerikane: Gabriel Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi

10:04 | 9 Nëntor 2021
V. S.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar zëvendësndihmës sekretarin Gabriel Escobar, i cili edhe zyrtarisht tashmë është përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane uron përfaqësuesin e ri për Ballkanin Perëndimor, ndërsa thekson se Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BeH”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme