Google ADS

I mituri ankohet për ushtrim të dhunës nga prindërit dhe vëllai i tij, arrestohen tre të dyshuarit

09:54 | 9 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një i mitur nga Prishtina është ankuar në polici, për dhunë të ushtruar ndaj tij nga familjarët.

Sipas raportit ai ka thënë se në vazhdimësi është ushtruar dhunë nga prindërit dhe vëllai i tij.

“NN. Ankuesi mashkull kosovar (i mitur) ka informuar se në vazhdimësi ndaj tij është ushtuar dhunë nga prindërit e tij dhe vëllai i tij, kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme