Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, i ka adresuar pikat kryesore të fokusit të programit të tij në rast se e fiton këtë komunë në balotazh.
“Ne kemi një program i cili është program jashtëzakonisht i mirë. Edhe në buxhet domethënë është kompatibil dhe me këtë program ne duam që ta nxjerrim qeverisjen katërvjeçare edhe mbi partitë”, ka thënë Hyseni.
“Programi ynë parasheh një shëndetësi të orientume më tepër kah parandalimi se sa kah mjekimi. Një program i cili bujqësinë e ka fokus. Një program i cili synon përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe orientimin e shkollimin në drejtim të profesionistëve të cilat i kërkon tregu i punës, një program i cili do të orientohet te prodhuesi që do t’i fascilitojë, pra do të avokojë në punën e tyre në drejtim të eksportit dhe e kemi quajtur ekonomia llapjane për tregun evropian”.
Hyseni tha se përgjatë gjithë programit të tij pjesë kyçe janë të rinjtë përmes së cilëve synohet zhvillimi në Podujevë në rast të ardhjes së tij në pushtet.
“Të gjitha këto e kanë emërues të përbashkët rininë ku pothuajse në çdo program rinia është fokus dhe ne nuk duam që ata t’iu japin dhurata por t’ua japim atë që e meritojnë dhe kjo domethënë pjesë e programit. Rinia do të jetë edhe trajnim, edhe certifikim, edhe prezantim, dhe në çdo projekt që ne e kemi prezantu siç është ngrohtorja dhe qendra multifunksionale e rinisë, aty do të jenë të rinjtë”./kk/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...