Bombola gazi, pishtarë kampingu, qirinj, bateri dhe soba portative. Ditët e fundit ka pasur një “bum” të kërkesave për këto produkte në dyqane të zonave të ndryshme të Spanjës pas njoftimeve në rrjetet sociale se do të kishte një ndërprerje masive të energjisë.
Në fakt, shkak u bë një fushatë e qeverisë austriake dhe forcave të armatosura që paralajmëronin mundësinë “reale” që të kishte një ndërprerje të energjisë duke ofruar këshilla për popullatën për t’u përgatitur për këtë ngjarje.
Por pavarësisht deklaratave që po japin autoritetet spanjolle dhe ato që janë përgjegjëse për energjinë elektrike, frika vazhdon të përhapet. Tek qytetarët vijon gara për të blerë produkte që mund të kompensojnë mungesën e energjisë elektrike.
Një situatë e tillë të kujton fillimin e pandemisë, kur u përhapën thashethemet se mund të mungojnë produkte si letra higjienike. Ekspertët thonë se ka shumë pak gjasa që të ndodhë një ndërprerje e madhe në Spanjë për shkak të varësisë së ulët nga energjia dhe diversifikimit të madh të burimeve në krahasim me shtetet e tjera.
“Nuk ka asnjë tregues objektiv se një ngjarje e këtyre karakteristikave mund të ndodhë në vendin tonë”, – thuhet në një deklaratë të Rrjetit Elektrik Spanjoll që administron sistemin kombëtar të energjisë elektrike./lapsi/
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...