“Nivel të ulët”, e ka quajtur Bashkimi sjelljen e konkurrentëve në studio, kur u fol për komunikimet e fshehta që Alvisa dhe Hyseni kanë pasur gjatë gjithë kohës që ishin në emision.
Bashkimi, që ka pasur takime me Alvisën dhe për të cilin ajo kishte shprehur më shumë pëlqim e mbështeti hapur konkurrentet.
Alvisa vetë nuk u erdhi sot në emision, ndërsa nëpërmjet një videoje u shpreh se kërkon kohë të qetësohet e më pas do të vijë ën studio për të treguar historinë e plotë. Ndër të tjera falenderoi Bashkimin dhe disa djem të tjerë për suportin e treguar.
Sipas Bashkimit, sjellja e Ritvanës dhe Mikelës ishte e ulët.
“Nuk prisja këtë nivel kaq të ulët, sidomos nga femrat, që thonë se janë dhe shoqet e saj. Si nuk kanë shpirt mbi të gjitha?! Edhe mashtruesja më e madhe në botë të kishte qenë, nuk duhej ajo sjellje, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën”.
Vajzat dhe vetë opinionisti Arjan Konomi kërkuan ndjesë dhe theksuan se tani çdo gjë i mbetet organeve përkatëse të hetojnë çështjen./tch/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...