Sot gjatë ditës, Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancës e parë stërvitore para dy ndeshjeve, ndaj Jordanisë, e cila është miqësore dhe ndaj Greqisë e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Ylli i skuadrës së “Dardanëve”, Valon Berisha ka folur në lidhje me selektorin e ri, i cili është i përkohshëm tek Kombëtarja e Kosovës, ku ka treguar se me të njihen edhe më herët sa ka qenë trajner zvicerani Bernad Challandes.
“E njohim sepse ka qenë pjesë e stafit kur ka qenë edhe Bernardi këtu, or normal, tash do me kriju një lojë të vetm sot ke një ushtrim i lehtë dhe i mirë, besoj që nesër do të kuptojmë se si do të luajmë dhe çfar taktike do të përdorim për këto dy lojët të ardhshme” – ka thënë Valoni.
“Miqësorja është e mirë , ku mundemi me kriju një atmosferë të mirë brenda ekipit me trajnerin e ri, pastaj ndeshja e fundit për kualifikime me Greqinë do të jetë pak e veshtire, pasiqë ata do të jenë në vendas.”
“Më e rëndësishmja për neve është rezultati pozitiv dhe me u kriju apet ajo atmosfera që mpër ma je nisë një Kosovë e re”- ka shtuar Berisha.
Ndeshja mes Jordanisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 nëntor, ndërsa më 14 nëntor do të udhëtojnë për në Athinë, ku “Dardanët do të përballën kundër Greqisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e botës, “Qatar 2022”. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...