Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se nuk mund të flitet për krahasime, e aq më pak të tërhiqet paralele ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Ai ka thënë se nuk e di nëse arsye e mosftesës për Kosovën në Samitin për Demokracinë, të organizuar nga presidenti i Sheteteve të Bashkuara, Joe Biden, është vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndërprerë projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit Qeverisë së SHBA-së (MCC).
“Kosova, në mënyrë ironike, është shtet aq i ri, por është edhe një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan, me sistem shumëpartiak, me media të lira, me një qeveri që lufton korrupsion dhe krimin e organizuar. Dhe këto veprime janë në kundërshtim me trendet në rajon. Në Serbi ka trend autokratik. Kosova nuk mund të krahasohet as me jofunksionalitetin në Bosnje”, tha Joseph për rel.
Në disa raste është përmendur edhe mungesa e përparimit në dialogun Kosovë – Serbi si një prej shkaktarëve që mund ta kenë nxitur përjashtimin e këtyre dy vendeve nga Samiti.
“Pse nuk ka pasur pak përparim në këtë proces? Kjo kërkon më shumë sqarim”, ka thënë Joseph.
Sipas tij Kosova ka përmbushur standardin e kërkuar për demokraci, si dhe ka theksuar faktin që Kosova është vend me orientim të fuqishëm drejt Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.
Dhe kushdo që merr pjesë në këtë Samit, zotimet që vendet pjesëmarrëse duhet të marrin mbi vete priten të jenë ambicioze – përfshirë këtu edhe vendin nikoqir, Shtetet e Bashkuara.
Samiti shihet si një prej përpjekjeve kryesore të presidentit amerikan, Joe Biden, për ta kthyer vendin në rolin e liderit global, për t’u përballur me Rusinë dhe Kinën.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...