Google ADS

PDK e Nisma bashkohen kundër LDK-së në Vushtrri

20:24 | 8 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate në Vushtrri kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Kështu është bërë e ditur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Nismën Socialdemokrate për vendimin që sipas tij është i duhur për të mirën e qytetit.

“Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate. Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit”, ka shkruar ai.

PDK në balotazh në komunën e Vushtrrisë do të përballen kundër Xhafer Tahirit të LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme