Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se mirëmbajta e rrugëve në Kosovë në vitin e fundit është shumë e dobët.
Ai ka thënë se përmbytjet e e vitit të kaluar kanë shkaktuar dëme të mëdha të rrugëve dhe urave.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe rrugët magjistrale po bëhen të vështira për qarkullim.
Postimi i plotë:
Qe një vit e këndej Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahen dhe po degradohen masivisht. Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën. Rrugët magjistrale dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët.
Sinjalizimet kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dame të mëdha dhe duke rrezikuar jetra te njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të mirren me këtë problem!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...