Kosova U21 fillon stërvitjet para ndeshjes kundër Shqipërisë

18:00 | 8 Nëntor 2021
KRG

Kosova U21 sot ka nisur t’i bëjë përgatitjet për ndeshjen  ndaj Shqipërisë, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatit Evropian, e cila do të mbahet në vitin 2023.

“Dardanët” do të ndeshen ndaj “Kuq e Zinjve” më 16 nëntor.

Në stërvitjen e sotshme, është parë se nuk është kompletuar i gjithë ekipi, ngasë disa lojtarë kanë pasur ndeshjet gjatë ditës së diele kanë qëndruar në hotel për t’u rigjeneruar, kurse disa të tjerë priten të mbërrijnë në Kosovës sot  gjatë mbrëmjes.

Njëri ndër lojtarët  i cili është në dyshim pse nuk do të mund të jetë prezent, është Valon Zymberi, i cili ka pësuar një lëndim gjatë fundjavës dhe  është duke përfunduar ekzaminimet mjekësore  tek skuadra e tij.

Kosova U21  deri më tani, ka zhvilluar katër ndeshje në kuadër të kualifikimeve, ku në 3 nga ndeshjet ka pësuar humbje dhe vetëm në njërën ka shënuar fitore. /arbresh.info/

Më poshtë keni pamje nga stërvitja:

 

Të ngjashme