Sot gjatë ditës, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se do të mungojnë tre lojtarë për ndeshjet e muajit nëntor.
Elbasan Rashani i cili ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme, ku ka zhvilluar ndeshje me klubin e tij, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina me kërkesë e tyre kanë kërkuar të mos ftohen përshkak të situatave strikte të klubeve të tyre.
Ndërsa Zymer Bytyqi ka qenë në pikëpyetje se a do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet me Jordaninë dhe Greqinë.
Bytyqi mbrëmë ka pësuar një lëndim ku ka zhvilluar ndeshje me skuadrën e tij, Konyaspor, teksa është pritur vendimi përfundimtar nga ekipi mjekësor.
Klubi turk, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Bytyqi nuk është në gjendje t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e muajit nëntor përshkak të lëndimit.
7 futbolcumuz ülkelerinin milli takımlarına davet edildi
Detaylar➡️ https://t.co/VL6aIpLtvM pic.twitter.com/jGJw7Ts6TC
— İttifak Holding Konyaspor (@konyaspor) November 8, 2021
Andaj, numri i lojtarëve të cilët nuk do të jenë në listën e të ftuarve të Kombëtares, është katër dhe mbetet të shihet se a do të ketë zëvendësime të emrave të tyre.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje gjatë këtij muajit, ku ndeshja e parë do të jetë me Jordaninë e cila është miqësore dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 nëntor.
Ndërsa ndeshja tjetër do të jetë me Greqinë e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022” e cila do të zhvillohet në Athinë më 14 nëntor. /arbresh.info/
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog