Në QNR nis rinumërimi i 500 vendvotimeve për asamble komunale

17:41 | 8 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar rinumërimi i votave për kandidatët për asamble komunale, pas vendimit të PZAP-së.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media bëri të ditur se do të rinumërohen rreth 500 vendvotime.

“Brenda pak minutave pritet që të fillojë rinumërimi i fletëvotimeve që ka vendosur PZAP. Pra KQZ ka pranuar vendimet nga PZAP pas ankesave nga kandidatët e kuvendeve komunale. PZAP ka marr vendim për të rinumëruar qindra vendvotime që i takojnë zgjedhjeve komunale, sipas vendimeve të PZAP bëhet fjalë për rreth 500 vendvotime që do të numërohen në QNR të cilët i takojnë komunave të ndryshme. Gjithsej janë vendvotime që u përkasin 22 komunave, dhe kësisoj në bazë të listës preliminare do të shikojmë edhe njëherë vendimet e PZAP, por sipas kësaj liste janë 500 vendvotimeve”, tha ai, raporton arbresh.info.

Këto vendvetoime janë të komunave të ndryshme, ndërsa më së shumti vendvotime që do të numërohen do të ketë në Mitrovicën e Jugut 96.

“Nga komuna e Gjakovës janë 52 vendvotime që do të rinumërohen, nga Drenasi 4 vendvotime, Dragash 5, Istog dhe Kaçanik nga 1 vendvotim, Fushë Kosovë 6, Kamenicë 3 vendvotime, Mitrovicë e Jugut 96, Lipjan 5, Obiliq 12, nga 18 në Rahovec dhe Pejë, në Podujevë 88 vendvotime, Prishtinë 7, Prizren 48 vendvotime, Skenderaj 1, në Shtime 32, Suharekë 4, Ferizaj 19, Viti 9, Vushtrri 13 dhe Malishevë 6, gjithashtu do të numërohen edhe disa dengje me fletëvotime nga me postë”, tha Elezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme