Google ADS

Plani operacional i KQZ-së për zgjedhjet e 14 nëntorit

16:33 | 8 Nëntor 2021
arbresh.info

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, bëri të ditur përgatitjet për raundin e dytë për 21 komuna me nga dy kanididatë.

“Materialet zgjedhore do të shpërndahen me 10 dhe 11 nëntor dhe lista përfundimtare e votuesve do të shpërndahet me 13 nëntor”, bëri të ditur Ahmetaj.

Sipas tij, fletvotimet do të arrijnë në depon e KQZ-së më 10 nëntor.

“Planin operacional do të përfshihen një mori e aktiviteteve. Zyrtarët komunal të komunave që nuk kanë raund të dytë do të angazhohen në komunat ku zhvillohet raundi i dytë”, deklaroi Ahmetaj.

KQZ-ja miratoi edhe disa kërkesa për vëzhgues shtesë të organizatave të ndryshme, dhe materiale promovuese që kanë të bëjnë me procesin elektoral të 14 nëntorit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme