Google ADS

Ndryshimet klimatike, ministri e mban fjalimin i zhytur në ujë deri në gjunjë

17:08 | 8 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Jashtëm i Tuvalut, ka mbajtur një fjalim në një ambient jo të zakonshëm, nga ku drejtohet politikanët.

Simon Kofe, është shfaqur me një videomesazh me këmbë në ujë, ku ka folur për ndryshimet klimatike.

“Kjo është situata reale me të cilën përballet Tuvalu për shkak të impaktit të ndryshimeve klimatike”, tha Kofe në videomesazhin e tij.

Video e tij është publikuar në media ndërkombëtare dhe rrejte sociale.

Gjatë samitit të klimës shumë shtete që konsiderohen edhe si ndotësit më të mëdhenj janë zotuar të ulin nivelet e emetimit të gazrave të dëmshëm deri në vitin 2050. Por udhëheqësit e vendeve të Paqësorit kanë kërkuar të merren masa edhe më drastike duke theksuar se nga kjo varet mbijetesa e shteteve të tyre.

Tuvali është një shtet i formuar nga një grup ishujsh në Paqësor, mbajti një fjalim i zhytur në ujë deri në gjunjë, për të theksuar idenë që vendi i tij është në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme