Google ADS

478 kuti të votimit pritet të shkojnë në rinumërim, KQZ-ja në telashe për të vendosur formën e rinumërimit

16:00 | 8 Nëntor 2021
arbresh.info

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, kërkoi që të rinumërohen 478 kuti votimi pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pas gati një orë diskutimi, anëtarëve ju deshën pesë minuta pauzë për vendosur në lidhje më këtë çështje, të numërohen votat vetëm të subjektit apo kutia në tërësi.

Anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, tha se të gjitha këto vendvotime duhet të rinumërohen të plota për të shmangur ankesat.

“Prandaj propozoj që nëse hapet një kuti të mbrohet krejt kutia, është problem, dhe numërohet e gjithë kutia dhe mundësia e një ankese tjetër shmanget”, deklaroi Kurteshi duke thënë se personat që mbikqyrën procesin ishin të suksesshëm në trajnim si është e mundur të ketë mangësi procesi.

Rinumërimi kaq i lartë vë në dyshim procesin e trajnimit sipas tij.

“Ose lëshimet janë të qëllimshme, ose trajnimet kanë dështu edhe pse figuron se të gjithë e kanë kalu trajnimin”, deklaroi Kurteshi.

Anëtari tjetër i VV-së, Ali Rama, tha se numërimi i vetëm një kandadi krijon problem.

“Pasi të hapet kutia të rinumërohet e gjitha. Edhe në shkurt kemi pasë përvoja të tilla”, deklaroi Rama.

Edhe anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, paralajmëroi se do të abstenojë në lidhje me votimin për këtë çështje.

“Por, nuk e kam të qartë se si numërohen kuti pas shpalljes së rezultateve”, deklaroi Gashi.

Anëtari nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, tha se është shqetësues numri i vendeve që rinumërohen.

“Nuk është hera e pare dhe nuk do të jetë as e fundit derisa nuk kemi me pasë ndryshime për numërim të votave në vendvotime. Ka të bëjë me manipulim klasik të votave të kandidatëve. Duhet të përpilojmë lista dhe t’ja drejtojmë organeve të drejtësisë”, deklaroi Dushi.

Ky proces i rinumërimit nuk u bë e qartë se da do të zgjasë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme