Tre gjykatësit e panelit të gjykatësve të Dhomave të Shpecializuara të Kosovës, në Hagë, kanë vënë në siklet prokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Mathew Harling, në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Në seancën sotme, ata i kanë parashtruar pyetje prokurorisë në lidhje me pretendimet se nxjerrja e materialeve është shtytje në vepër penale.
Gjykatësi irlandez, Fergal Gaynor ka pyetur se deri ku kundërshtohet nxjerrja e fragmenteve të dokumenteve siç parashihet në vendimin konfidencial.
Gaynor: Dua të përqendrohem te fjala natyra e pamundur e shtytjes për veprën penale. Mbi çfarë baze kërkoni ju që ta bëjmë ne si trup gjykues këtë vlerësim?
Haling: Tërësia e provave të paraqitura në këtë çështje. Nuk do ta klasifikonim sipas llojit por nëse është tërësisht e pa mundur do të mbështetej tek një vlerësim tërsër të gjithë provave të paraqitura.
Gaynor: A është relevante nëse ZPS-ja ka bërë hapa për të përjashtuar, përfshirjen e stafit të vet në nxjerrjen apo dorëzimin e këtij informacioni zyrave të OVL-UÇK?
Harling: Do të thosha jo. Por, mbi faktet e kësaj çështjeje unë nuk do të thosha kurrë, kurrë. Në bazë të provave nuk ka informacion të mjaftueshëm. Nëse do të bëni një vlerësim të fakteve nuk do të ishte materiale.
Gaynor: Nëse nuk bëni një vlerësim të fakteve të provave që kanë të bëjnë me shtytjen në krim, a mendoni se ky vlerësim do të mbështetej tek procedura ballafaquese?
Harling: Patjetër që po, atë që po pyet ka të bëjë me themelin e vendimit të kundërshtuar, prandaj do të shohim cilat janë interësat që vendosën në drejtpeshim.
Gaynor ka shërbyer si avokat për prokurorinë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nga viti 2001 deri në vitin 2013.
Gjykatësi zviceran, Guénaël Mettraux, ka pyetur prokurorinë se pse për tri herë radhazi ka refuzuar të identifikojë ndonjë fjali apo pjesë në lidhje me të cilën kundërshtohej nxjerrja e materialeve.
Mettraux: Trupi gjykues i kërkoi ZPS-së që t’i fokusonte parashtrimet e veta lidhur me atë se çfarë do të duhej të vendoste ky trup gjykues. ZPS-jë ju kërkua tre herë që të identifikojë ndonjë fjali apo pjesë në lidhje me të cilën kundërshtohej nxjerrja. ZPS-ja nuk pranoi të përfshihet në një proces të tillë dhe unë verë që edhe sot ju nuk u angazhuar në përgjigjet në pyetjet që bëri gjykatësi Gaynor. Z. Harling a e pranoni se barra e konstatimit e të mos qenit me rëndësi të ndonjë materiali ju takon juve, a e pranoni këtë?
Harling: Po
Mettraux: Ku e keni përmbushur këtë barrë?
Harling: Parashtrimi ynë i parë, dhe është në dokumentacion kjo gjë. Përmendet se cilat pjesë do të përbënin shqetësim.
Gjykatësi Metro ka punuar si avokat mbrojtës dhe konsulent në çështje të njohura për krime lufte dhe terrorizëm në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunalin Special për Libanin, Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Gjykatësi gjerman, Christoph Barthe, ka pyetur prokuorin se ku, në jurispudencën e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, mund të gjejë trupi gjykues mbështetje.
Barthe: Për parashtrimin tuaj që nxjerrja në çështje që kanë të bëjnë me shtytje për vepër penale nënkupton që pretendimet për shtytje për vepër penale nuk janë plotësisht të mundshme, apo se të akuzuarit do t’u kërkohet, të tregojnë se si shtyrja për vepër penale do të kishte ndodhur përpara se sa të ishte urdhëruar nxjerrja. Në mungesë të provave të tilla është detyrë e autoriteteve gjyqësore të shqyrtojnë faktet e çështjes dhe të marrin hapat e nevojshme për të zbuluar të vërtetën për të vendosur, ka pasur apo jo ndonjë shtytje për vepër penale.
Harling: Nxjerrja ka të bëjë me përfundimin e çështjes. Tribunalet që zbatojnë të njëjtat formulime që janë me rëndësi materiale për përgatitjen e mbrojtjes, e interpretojnë atë në të njejtën mënyrë sikurse edhe e justifikojnë parashtrimet për këtë pikë.
Barthe: Ku mund të gjejë trupi gjykues mbështetje se nxjerrja e dokumenteve është vepër penale. Në mungesë të provave të tilla është detyrë e autoritetetve gjyqësore të marrin hapat e nevojshme për të vendosur nëse ka patur apo jo shtytje për vepër penale.
Gjykatësi Christoph Barthe është prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani që nga viti 2010, ku është specializuar në procedimin penal të krimeve të luftës dhe gjenocidit.
Pas këtyre pyetjeve, ju dha fjala Gucatit e Haradinajt nga 15 minuta për deklarata të pabetuara.
Javën e kaluar, mbrojtja tregoi se ata respektivisht synojnë të paraqesin një mocion për të hedhur poshtë akuzat.
LEXO EDHE Nasim Haradinaj përlotet gjatë fjalimit në Hagë
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...