Janë 512.5 milion euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milion euro apo 31.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milion euro apo 8.5%. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021.
Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100% janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës.
Sigurisht, ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kanë kryer obligimet e tyre tatimore, si dhe inkurajojmë gjithë pjesën tjetër të tatimpaguesve, të cilët sipas analizave të bëra nuk kanë deklaruar saktë pjesën që ju takon, t’i përgjigjen thirrjeve të ATK-së, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen objekt i masave ndëshkimore./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër