Google ADS

Paralajmërohet grevë edhe ne sistemin arsimor

12:00 | 8 Nëntor 2021
V. S.

Punëtorët shëndetësor protestuan para ndërtesës së qeverisë me kërkesën për procesdimin e Projektligjit për Paga.

Pjesë e proteste ishte edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili poashtu ishte në përkrahje të mantelbardhëve.

“Kam ardhur këtu që të sjellë mesazhin e mijëra punëtorëve të arsimit të cilët i bashkangjiten kësaj proteste. Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon, nëse ligji nuk punohet bashkë me sindikatat dhe të fillojë në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva e humbje orësh, por për këto ne nuk jemi fajtor”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme