Google ADS

Kosova nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

11:28 | 8 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ekipi i Përfaqësueses së Kosovës do të mblidhet gjatë së hënës në Prishtinë për t’i nisur përgatitjet para ndeshjes miqësore me Jordaninë dhe asaj kualifikuese me Greqinë, nën urdhërat e trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha.

Kosova do të përballet me Greqinë më 14 nëntor në Athinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese tejet zhgënjyese për Botërorin “Katari 2022”.

Derisa paraprakisht do të zhvillohet një ndeshje miqësore kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 10 nëntor.

Edhe pse FFK nuk e ka zyrtarizuar Glihan si trajner të përkohshëm, ishte vet trajneri slloven që bëri të ditur për mediat sllovene se i ishte besuar ekipi i Kosoves deri në zgjedhjen e një trajneri të përhershëm.

Kujtojmë se në ndeshjet e teotrit, Kosova pësoi humbje humbjen nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri” dhe u mposht nga Suedia, kështu Aventura e Përfaqësueses së Kosvës në kualifikimet për Kupën e Botës, zyrtarish ka përfunduar.

Të ngjashme