Kylian Mbappe ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 3-2 të Paris Saint-Germain kundër Bordeaux të shtunën, duke shënuar golin e tretë të skuadrës së tij.
Ylli francez foli para ndeshjes dhe pranoi se skuadra e tij nuk po luan në mënyrën më të mirë, por se tre pikë ishin më e rëndësishmja atë ditë.
PSG ishte tre gola në përparësi para se vendasit të shënonin dy herë në pjesën e dytë, por Mbappe këmbënguli se ata nuk ishin të shqetësuar.
“Ne nuk ishim të shqetësuar”, tha ai.
“Mendoj se ndeshja e sotme nuk ishte siç ka qenë kohët e fundit. Ata shënuan dhe kjo është diçka që mund ta kishim shmangur, por ne nuk vuajtëm në ndeshje. Ne kemi vuajtur më shumë në javët e fundit sesa sot”, u shpreh sulmuesi francez.
22-vjeçari foli edhe për stilin e lojës së PSG nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.
“Unë mendoj se kemi periudha të cilësisë së mirë në të cilat kemi treguar se sa të mirë jemi”.
“Unë do të themë, megjithatë, se nuk ka qenë e mjaftueshme me ekipin që kemi, por ne përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë. Unë mendoj se po përmirësohemi”, përfundoi ai.
Të shtunën, PSG fitoi në udhëtim te Bordeaux me rezultat 2-3, ndërsa Kylian Mbappe dhuroi dy asistime dhe shënoi një gol./Arbresh.info
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...