Aktori i njohur, George Clooney ka shkruar së fundmi një letër të hapur duke kërkuar nga mediat që të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij.
Aktori ka treguar se shpërndarja e fotove vë në rrezik fëmijët për shkak të punës së gruas së tij,Amal Clooney e cila është një avokate e të drejtave të njeriut dhe nxjerr para gjyqit grupet terroriste.
Gjithashtu George zbuloi se vendosi të shkruante letrën pasi pa fotot e vajzës njëvjeçare të aktores , Billie Lourd të publikuara në internet.Më poshtë letra e plotë e George Clooney dërguar mediave:
Duke parë fotot e foshnjës njëvjeçare të Billie Lourd në publikimin tuaj dhe faktin që më pas i hoqët ato fotografi, ne do të kërkojmë që të përmbaheni nga vendosja e fytyrave të fëmijëve tanë në publikimin tuaj.
Unë jam një personazh publik dhe i pranoj fotot shpeshherë ndërhyrëse si pjesë të çmimit që duhet paguar për të bërë punën time. Fëmijët tanë nuk kanë bërë asnjë angazhim të tillë.
Natyra e punës së gruas sime e detyron atë të përballet dhe të gjykojë grupet terroriste dhe ne marrim sa më shumë masa paraprake që të mundemi për të mbajtur familjen tonë të sigurt. Ne nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nëse ndonjë botim vendos fytyrat e tyre në kopertinën e tyre.
Ne nuk kemi shitur kurrë një foto të fëmijëve tanë, nuk jemi në rrjetet sociale dhe nuk postojmë kurrë foto sepse të bëjmë një gjë të tillë do të vinte jetën e tyre në rrezik. Jo rrezik paranojak, por çështje të botës reale, me pasoja të botës reale.
Shpresojmë që do të pajtoheni që nevoja për të shitur reklama nuk është më e madhe se nevoja për të mbajtur fëmijët e pafajshëm nga objektivi.
Faleminderit, George Clooney.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...