Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dënuan sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj shtëpisë së kryeministrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“BE-ja dënon ashpër përpjekjen për atentat ndaj kryeministrit Al-Kadhimi”, thuhet në një deklaratë nga shërbimi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së.
“Përgjegjësit e sulmit duhet të japin llogari. Qetësia, vetëpërmbajtja dhe dialogu janë thelbësore pas procesit të zgjedhjeve. Të gjitha palët në përputhje me interesat e vendit dhe popullit irakian duhet të shkojnë në bashkëpunim dhe dialog për të diskutuar vështirësitë me të cilat përballet Iraku”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë vihet theksi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë popullin e Irakut.
Sulmi ndaj shtëpisë së kryeministrit irakian, është dënuar edhe nga SHBA-ja ku sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se kanë mirëpritur lajmin që Al-Kadhimi ka shpëtuar pa marrë plagë nga sulmi.
“Shprehim keqardhje dhe e dënojmë këtë akt terrorist i cili ka vendosur në objektiv zemrën e shtetit të Irakut”, thuhet në deklaratën e Departamentit.
Për hetimin e sulmit në fjalë zyrtarëve irakianë u është propozuar ndihmë, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se “Angazhimi ynë ndaj partnerëve tanë irakianë është i palëkundur. SHBA-ja ndodhet pranë qeverisë dhe popullit irakian”.
Shtëpia e Al-Kadhimit që ndodhet në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, u sulmua mëngjesin e sotëm me dron të armatosur ndërsa Al-Kadhimi shpëtoi pa marrë plagë.
Në përleshjet gjatë protestave të zhvilluara më 5 nëntor nga grupet e afërta me Iranin që kundërshtuan zgjedhjet e mbajtura në vend, humbi jetën një protestues si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat e sigurisë.
Pas këtij zhvillimi disa grupe të afërta me Iranin dhe forcat milice shiite kritikuan ashpër kryeministrin Al-Kadhimi dhe bënë deklarata deri në kërcënime si dhe theksuan se vrasja e një protestuesi nuk do mbesë pa u ndëshkuar.
Neuer pyetet nëse do të rikthehet nga pensionimi pas lëndimi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur