Derbi mes AC Milan – Inter, përfundon në “paqe”

22:46 | 7 Nëntor 2021
KRG

 

Tashmë ka përfunduar derbi mes Milanit dhe Interit, e cila është në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Goli i parë erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes, ku është akorduar një penallti në favor të Interit.

Autor i golit ishte Hakan Çaklanoglu i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Për më shumë shikoni golin: Video

Ndërsa milani ka gjetur golin e barazimit në minutën e 17-të të ndeshjes .

Autor i golit ishte Stefan de Vrij, i cili në fakt kishte shënuar autogol duke i dhënë barazimin e rezultatit Milanit.

Për më shumë shikoni golin: Video

Në minutën e 26-të është ndëshkuar me karton të verdhë Lojtari i Milanit, Fode Ballo-toure.

Interi ka pasur rastin të shënojë golin e epërsisë në minutën e 27-të, ku është akorduar një penallti për “Nerazzurët”.

Lautaro Martinez ka ekzekutuar penalltinë, të cilën ai  e huqi atë duke mos shënuar.

Për më shumë shikoni penalltinë: Video

Pjesa e parë e derbit të çmendur ka përfunduar në “paqe”, me rezultat baraz, 1-1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes,  ka pasur raste shumë të bukura por për fat të keq ka munguar finalizimi i tyre.

“Rossonerët” nga 15 gjuajtjet e tyre drejt portës, vetëm  katër prej tyre, kanë qenë në gjuajte  direkte në portën e “Nerazzurëve”, ndërsa Inter nga 14-të gjuajtët, vetëm dy prej tyre kanë qenë  gjuajte direkte në portën e Milanit.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. /arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme