Banori i “Big Brother VIP”, Granit Cana këto ditë ka qenë emri më i lakuar nga mediat rozë.
Kjo për shkak të një deklarate ku tregoi për ish-lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë nga Peja, shkruan arbresh.info
Pas kësaj deklarate mediat u munduan që menjëherë të zbulojnë identitetin e vajzës.
Arbresh.info duke cituar revistën “Who” ka publikuar një lajm të pavërtetë rreth identitetit të së dashurës së Granitit.
Për të sqaruar gjithçka rreth këtij lajmi të rremë arbresh.info ka kontaktuar me vajzën që u flit se është e dashura e banorit të Big Brother, e cila e ka mohuar këtë kategorikisht.
Gresa Osmani në një prononcim për portalin tonë ka thënë se me Granitin janë vetëm shokë.
“Sa i përket Granitit ne jemi shokë shumë moti, kemi punuar bashkë në një lokal, kemi qenë menaxherë të dy, shoqërinë e kemi ende. Sa i përket lidhjes ajo çika u kanë nga Peja, mbiemrin nuk ja di, por emrin e ka si unë”- tha ajo.
Tutje Gresa ka treguar se në çka janë bazuar mediat për këtë shpifje.
“RevistaWho është bazuar nga komentet fotot në rrjete sociale prandaj më kanë akuzuar mua që unë jam dashura e tij pa qenë kurrë. Unë nuk jam as nga Kosova, jam nga Kumanova Maqedonisë, jetoj dhe veproj në Kosovë që gjashtë vite. Është absurde që portalet kanë marrë një informatë pa qenë të sigurt. Na jemi vetëm shokë shumë të mirë”, përfundoi Gresa.
Portali arbresh.info i kërkon falje publike Gresa Osmanit për prishje të imazhit. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...