Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Premier League

15:56 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Kanë përfunduar edhe pjesët e para në tri ndeshjet e Premier League të planifikuara për orën 16:00.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Watford përfundoi 0-0, edhe pse u shënua një gol nga “Gunners”.

Fillimisht Saka shënoi në minutën e tetë, por goli i tij u anulua nga sistemi “VAR”, ndërsa Aubameyang humbi penalltinë në minutën e 36-të.

Edhe pjesa e parë e përballjes mes Tottenham dhe Everton përfundoi me rezultat 0-0, përkundërse pati disa raste.

Ndërsa pjesa e parë mes Leeds United dhe Leicester City përfundoi me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 26-të përmes Raphinhas, kurse goli i barazimit për Leicesterin e shëni Harvey Barnes në minutën e 28-të./Arbresh.info

Të ngjashme