Google ADS

Mbyllet pa fitues derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës

15:41 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Është mbyllur edhe ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Rezultati u zhbllokua pas gjysëm ore lojë, kur Mendurim Hoti e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin fillestar të ndeshjes 0-1.

Rast të mirë brenda pjesës së parë kishte edhe Augustin Toreasa në minutën e 37-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Gjilani mbeti me një futbollist më pak kur Muhamed Useini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të.

Por, pavarësisht kësaj, Gjilani fitoi penallti në minutën e 67-të, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua kapiteni, Gerhard Progni.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat u përpjekën që të shënonin golin e fitores, rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Me këtë pikë të fituar, Gjilani ngritët në vendin e dytë me 22 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë.

Ndeshjen e radhës gjilanasit do të luajnë në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina pret në “Fadil Vokrri” Dukagjinin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme