Google ADS

Furra e bukës brenda burgut, në Lipjan| Si dhe çka gatuajnë të burgosurat?

14:07 | 7 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Privimi nga liria dhe ndërprerja e aktiviteteve jashtë, nuk po e ndalë entuziazmin e grave në Qendrën Korrektuese në Lipjan, shkruan arbresh.info.

Një donacion i përbashkët nga EULEX dhe UNMIK, ka bërë të mundur hapjen e një furre buke në këtë institucion e që duket se me shumë kënaqësi po ndiqet nga gratë e burgosura.
Tash e dy muaj ka filluar edhe kursi për gatim që për momentin katër nga të burgosurat janë duke e ndjekur.

Një nga të burgosurat e cila tash e dy muaj është duke ndjekur këtë trajnim ka ndarë për arbresh.info eksperiencën e saj përgjatë këtyre dy muajve.

“Trajnimin për furrtari e kemi filluar që dy muj, edhe po ndihemi mirë sepse është një eksperiencë e re të cilën po e mësojmë. Fillimisht kemi fillu me bukë por bëjmë edhe produkte të tjera si kiflet, krofnet, byrek etj. Është shumë mundësi e mirë se mund të përgatisë edhe diçka që unë kam qef vetë. Këtu nuk është që të imponohet me përgatit këtë produkt apo atë tjetrin, d.m.th. unë mundem me vetë dëshirË me përgatitë atë çka po du”, tha ajo.

Tutje ajo tha se gatimi është inspirues për të dhe se çdo femër duhet ta përjetojë atë.

“Po më inspiron se është edhe eksperiencë e re me teknikën të cilën na po punojmë. Kështu që është edhe për të ardhmen, po mendoj që ka me na hap shumë dyer”, tha ajo.
E ndërkaq instruktorja, Vlora Lecaj, e cila që nga shtatori po trajnon këto gra për arbresh.info tha se interesim nga ato ka, si dhe shpjegoi disa nga gatimet që ato i bëjnë përgjatë orëve që qëndrojnë në këtë furrë.

“Unë kam fillu prej muajit shtator instruktore këtu në furrë po përgatitim bukë, kifle, bureka. Po ka të interesume prej femrave mirë, për momentin jemi shumë mirë. Për momentin i kemi vetëm katër femra që ndjekin trajnimin nga ora 07;00, deri në orën 12:00”, tha Lecaj.

Lecaj tha se për këtë trajnim të burgosurat certifikohen.

“Për kapacitetin tonë sa jem këtu tu punu po mirë është për ma shumë nuk kemi kapacitet. Munden me pas përfitime pasi që ato do të pajisen me certifikata që jemi të njoftuar si institucion dhe ato çka janë të interesime, kushdo mundet me ardh me ndjek trajnimin”, tha Lecaj.

E ndërkaq drejtoresha e këtij institucioni e emëruar së fundi në krye të tij, Fatlinda Mustafa, për arbresh.info tregoi se prej nga ka ardhur ideja e hapjes së kësaj furre dhe sa janë të interesuara gratë që të mbajnë këtë trajnim.

“Investimi i furrës që është donacion nga EULEX dhe UNMIK/UNOPS, është mirëprite shumë prej grave të dënuara këtu në institucion pasi që një kohë të gjatë këto të dënuara që kanë qëndruar në këtë institucion kanë pas furrë që kanë punuar në institucionin tjetër kanë pasur furr edhe me ardhjen vendosjen e e tyre në këto dy vite në këtë institucion, ka pas një mungesë të furrës. Të dënuarat kur janë liru zakonisht nga bisedat që kemi pas me ato edhe pas lirimit kanë thanë që ishin të mirëseardhura trajnimet në fushën e furrës pasi që puna jashtë në furra po paguake bukur mirë, d.m.th. të ardhura të mira”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu tregoi edhe interesimet e tjera të grave të këtij institucioni e që pritet të fillojnë të hapen për to.

Kujtojmë që në këtë institucion organizohen kurse në lëmi të ndryshme, si rrobaqepësi e floktari./S.Dedushi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme