Google ADS

Vela: Tendencat e opozitës për ta paraqitur presidenten si të izoluar janë të pabaza

13:48 | 7 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se tendencat e opozitës për ta paraqitur të parën e shtetit si të izoluar janë të pabaza.

Ai ka thënë se presidentja ka zhvilluar 30 takime me homologët e saj.

Vela tha se Vjosa Osmani ka pasur komunikim edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris”.

Shefi i stafit të presidentes theksoi se si rezultat i partneritetit me SHBA-të janë siguruar mbi 500 mijë vaksina.

“Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mijë vaksina, është përcjell video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjatëve afgane”.
“Të gjitha këto janë realizuar pa shtyer ide për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar ai në Tëitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme