Ka vdekur 60 vjeçari N.M, i cili më 31.10.2021, ishte goditur nga një veturë në magjistralen Shtime-Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia Rajonale e Ferizajt.
Sipas tyre 60 vjeçari ka vdekur në orët e mëngjesit të së dielës në QKUK.
Komunikata e plotë:
Me datën 31.10.2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjistralen Shtime-Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve , i panjohur dhe me shofer të panjohur, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj dhe posa arrinë në fshatin Lloshkobare, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicilaet N.M (M/K) i moshës 60 vjecar , i cili në atë moment po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 60 vjecar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.
Ndërsa sot me datën 07.11.2021 në ora 04:30 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , jemi njoftuar se këmbësori N.M si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë .
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përkatësisht hetuesit e kësaj njësie nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë rast dhe janë në grumbullim të informacioneve në kërkim të drejuesit që nuk është ndalur në vendin e aksidentit, por ka vazhduar në drejtim të panjohur.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për bashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti, që nëse kanë apo sigurojnë ndonjë informacion për automjetin apo shoferin që ka shkaktuar këtë aksident, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?