Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar detaje për rastin e të miturës që u raportua e zhdukur të enjten (4 nëntor) dhe që kur u gjend të premten tha se ishte dhunuar seksualisht.
Sipas prokurorisë pas ekzaminimit gjinekologjik ka rezultuar se 12 vjeçarja nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht.
“Pas paraqitjes së kësaj situate, me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjeko ligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë.”thuhej në një njoftim për media të prokurorisë.
Tutje bëhet e ditur se pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprimeve tjera hetimore, të dyshuarit B.B i është ndërprerë masa e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër.
“Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë ngjarje, e mitura më 05 Nëntor 2021, kishte telefonuar familjarët e saj, duke iu treguar se gjendet në qytetin e Vitisë, ku për shkak të moshës së mitur 12 vjeç, e njëjta është dërguar dhe intervistuar në Qendrën për Punë Sociale dhe aty nuk kishte dhënë asnjë deklaratë se është keqtrajtuar seksualisht, me ç’rast në po të njëjtën ditë rreth orës 14:00 në stacionin policor në Viti, janë paraqitur përsëri prindërit e të miturës, me dyshimin se vajza e tyre ishte keqpërdorur seksualisht nga personi me inicialet B.B.”./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...