Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e një plani kombëtar për pastrimin e territorit. Nga Pylli i Sodës në Vlorë, kreu i qeverisë tha se ky nuk është një aksion, por plan kombëtar.
Sipas tij ka ardhur koha që të ndahen përgjegjësitë dhe të mos lejohet më askush që të ndotë ambientin e përbashkët.
“Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Edhe këtu situata ka qenë shumë me keq në krahasim me vite më parë. Por është keq në krahasim me atë që duhet të jetë. Shqipëria duhet të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm. Kjo ndotje dëmton turizmin, dëmton edhe shëndetin. Një shishe plastike këtu në tokë do 1 mijë vjet që të tretet. Prania e miliona e miliarda mbetjeve të tilla mbi tokën tonë është sëmundje, është kancer që ne e mbjellim dhe e ushqejmë vetë.
Tani fjalët të gjithë i dimë, por çështja është se çfarë duhet të bëjmë në nivelin e pastërtisë. Ky nuk është aksion, por është një plan sistematik, ku si fillim do të pastrohen të gjitha pikat e nxehta dhe pastaj do të garantojmë që të mos rikrijohen. Nuk është hera e parë që bëjmë aktivitete të tilla, kur kemi dal për të pastruar. Kjo do të jetë hera e fundit që pasi ne pastrojë në pak javë gjendja kthehet aty ku ishte. Këtu të gjithë kanë përgjegjësi, por është koha që të përgjegjësitë të ndahen dhe të kërkohen nga të gjithë”, tha Rama.
Edhe njëherë Kryeministri paralajmëroi krerët e bashkive se nuk do të kalohet asnjë buxhet për vitit pasardhës nëse nuk ka fonde mjaftueshëm për pastrimin.
Kryeministri Edi Rama teksa ka shpallur planin kombëtar për pastrimin e Shqipërisë ka thënë se Policia e Shtetit do të ketë përgjegjësi të veçanta.
Nga Vlora, kreu i qeverisë tha se policia duhet të ketë sytë hapur për çdo krim kundër mjedisit dhe të reagoj menjëherë për çdo shkelje.
“Është e pajustifikueshme që në sytë e Policisë së Shtetit, këtu në Vlorë, mbushet një sipërfaqe pylli me zhavorr dhe askush nuk e shikon. Këto janë akte të krimit të mjedisit. Siç janë akte të krimit ndaj mjedisit për çdo tullë që vihet pa leje.
Është pjesë e planit që policia e shtetit ti këtë sytë katër dhe të reagoj menjëherë për çdo shkelje. Unë besoj shumë që ky plan është fitues sepse të gjithë komponentët janë aty ku duhet dhe eksperienca e akumuluar është një vlerë e shtuar e këtij plani. Të gjithë ata që nuk bashkohen të mos ndosin vetë. Ta mendojnë dy herë kur lëshojnë për tokë, hedhin nga dritarja e makinës dhe lënë mbetje në një piknik. Duke u dhënë shembullin më skandaloz dhe fëmijëve”, tha Rama.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...