Manchester United po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me Eden Hazard

11:43 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Manchester United thuhet se është duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madrid, Eden Hazard.

Reprezentuesi belg ka “vuajtur” gjatë kohës së tij në Madrid, pavarësisht se më parë ishte një interpretues i klasit botëror në ditët e tij në Premier League me Chelsean.

Sipas “El Nacional”, Reali tani po përpiqet ta shes Hazardin, me Man. United të kontaktuar për një marrëveshje të mundshme, së bashku me emra tjerë të mëdhenjë si Bayern Munchen, Paris Saint-Germain dhe Newcastle United.

Megjithatë, duket se “Djajtë e Kuq” aktualisht nuk janë të prirut për të luajtur me Hazard, gjë që nuk duket të jetë e papritur.

Ditët më të mira të 30-vjeçarit me siguri kanë mbetur vetëm mbrapa tij, me formën dhe aftësinë e tij në “Santiago Bernabeu” që sugjerojnë se nuk ka gjasa të shohim më ndonjëherë lojtarin që dikur pamë te Chelsea.

Gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”, Hazard ishte një kënaqësi për t’u parë me mënyrën se si luante, por pas transferimit të tij në Madrid, gjërat nuk kanë funksionuar aspak.

30-vjeçari u transferua te “Los Blancos” në vitin 2019 nga Chelsea për 100 milonë euro dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar vetëm 40 paraqitje duke shënuar katër gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme