Të hënën me 8 nëntor do të nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Sipas vendimit të KQZ-së, fushata do të zgjasë 5 ditë.
21 komuna të Kosovës janë balotazh, pasi në zgjedhjet e 18 shtatorit asnjë nga kandidatet në komuna nuk arritur të sigurojë mbi 50 për qind të votave.
Në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje
.
Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së ndërsa Alban Hyseni i prin garës në Gjilan ndaj Lutfi Hazirit.
Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh. Në garën e balotazhit, VV-ja do ta ketë përballë Shaqir Totajn dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.
Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish-partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë.
Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?