Një person ka gjuajtur me armë zjarri ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe një personi tjetër i cili më herët ishte kanosur nga i dyshuari.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa sipas PK-së nuk ka të lënduar.
“Viktima mashkull ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Pasi ka arritur policia në vendin e ngjarjes i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policor dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzoja dhe një fishekë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë