Barcelona ka konfirmuar përditësimin e lëndimit të sulmuesit adoleshent, Ansu Fati pas barazimit dramatik 3-3 kundër Celta Vigos.
Fati u detyrua të largohej në pjesën e parë pasi u tërhoq për të ndjekur një top të lirë, me tifozët e “Blaugranëve” të cilët kishin frikë nga më e keqja për yllin e “La Mesia”.
19-vjeçari ka humbur pjesën më të madhe të 12 muajve të fundit për shkak të një lëndimi të rëndë në gju, por ai ka katër gola në rikthimin e tij në fushë në 2021/22, duke përfshirë një hapje fantastike kundër Celta Vigo.
Barcelona tani ka konfirmuar një lëndim të muskulit të kofshës pas testimeve nga ekipi mjeksor i klubit para ndeshjes.
[COMUNICADO MÉDICO]
Las pruebas realizadas esta noche a @ANSUFATI han mostrado que sufre una lesión muscular en el bíceps femoral del muslo izquierdo. Es baja y la evolución marcará su disponibilidad. pic.twitter.com/VIje4O92mx
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 6, 2021
Klubi nuk ka vendosur një kohë të vlerësuar për rikuperimin e tij, me vlerësimet fillestare që lënë të kuptohet se ai do të jetë jashtë fushave për së paku 5 javë.
Fati gjithashtu është tërhequr nga skuadra e Spanjës për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, me yllin e Epanyol, Raul de Tomas, i thirrur si zëvendësuesi i tij përpara një debutimi të mundshëm për të./Arbresh.info
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...