Filmi kosovar, “Zgjoi” premierë edhe në New York, merr pjesë edhe kongresmeni Eliot Engel

21:35 | 6 Nëntor 2021
A. B.

Filmi kosovar “Zgjoi” nga e dje (e premte) është i disponueshëm edhe në kinematë amerikane.

Protagonistja kryesore e filmit, Yllka Gashi ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook disa fotografi, nga premiera e dhënë në New York, shkruan arbresh.info

Yllka ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ka bërë të ditur se pjesë e audiencës ishte edhe miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni amerikan Eliot Engel.

“Mbrëmë “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York! Faleminderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!”, shkroi aktorja Gashi.

Rikujtojmë që “Zgjoi” deri tani ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, teksa edhe është nominim për “Oscars 2022”, nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme