Ish-studente modele, notare e nivelit të lartë, ministre e Financave dhe tashmë lidere e socialdemokratëve, Magdalena Andersson do të jetë gjithashtu gruaja e parë që drejton një ekzekutiv në Suedi.
Suedia është e vetmja nga vendet nordike që nuk ka pasur ende një kryeministre, pavarësisht faktit se barazia gjinore ka qenë një realitet i konsoliduar prej kohësh, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Pranova të bëhem kryetare e partisë, sepse e di që Suedia mund të bëjë më mirë dhe e di që jemi ne, socialdemokratët, që duhet ta çojmë Suedinë përpara”, theksoi Andersson.
Ndër përparësitë e saj do të jenë klima, rimëkëmbja e demokracisë, kontrolli i sistemit shkollor dhe shëndetësor, si edhe lufta kundër segregacionit dhe bandave të dhunshme që qeveria e Stefan Löfven në dorëheqje nuk ka arritur deri tani t’i kundërshtojë.
“Krijimi i rritjes së qëndrueshme shoqërore dhe ekologjike dhe të shpërndarë në mënyrë të barabartë është një nga çështjet thelbësore të kohës sonë. Është gjithashtu një çështje në të cilën Suedia ka perspektiva të mira për të qenë në vijën e parë”, theksoi ajo. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...